United do ta zëvendësojë McGuiere

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 16:30
United do ta zëvendësojë McGuiere

Manchester United raportohet se është duke përgatitur një lëvizje befasi për mbrojtësin e Napolit Kim Min-Jae pasi që janë alarmuar se ai ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë funte

Sipas Corriere dello Sport në Itali, United janë duke marrë në konsideratë një lëvizje për Kim pasi që Erik ten Hag po kërkon që të forcojë vijën e tij mbrojtëse. Ylli i Napolit pritet të jetë aktive në periudhën 15 ditore në afatin e verës dhe United do të siguronte shpejt nënshkrimin e tij. Gjiganti italian thuhet se dëshirojnë që t’ia vazhdojnë një kontratë të re Kimit që do të bënte që klauzola e tij të rritej në 57 milionë funte, por ai mund të joshët për një kalim në Old Trafford.

26 vjeçari jugkorean ka impresionuar për Napolin këtë sezon për të bërë që Napoli të jetë në krye të Serie A. Kim dhe shokët e skuadrës janë tanimë 15 pikë në krye të ligës italiane.

United do të jetë në treg për një mbrojtës qendror këtë verë. Edhe pse Ten Hag ka përjashtuar largimin e Lisandro Martinez, Harry Maguire dhe Victor Lindelof nuk kanë pasur shumë kohë të luajtur ndeshjeve të fundit dhe duket se ata kanë filluar që të shikojnë një rrugë shpëtimi nga Old Trafford.

(Kosova Sot Online)