'Po na njolloset imazhi qëllimisht', Llapi i mohon akuzat për kurdisje

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 11:11
'Po na njolloset imazhi qëllimisht', Llapi i mohon akuzat për kurdisje

Albion Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë në futbollin kosovar.

Sulmuesi i Ballkanit është zgjedhur përsëri lojtari i javës në Superligën e futbollit.

Ai ishte protagonist i ekipit Portokalli duke e shënuar golin e fitores ndaj Trepçës ’89 në minutat e fundit në kuadër të xhiros së 21-të të ligës elitare.

Forma nëpër të cilën po e kalon dhe rikthimi për ta marrë çmimin e më të mirit të javës, brenda pak ditësh për herë të dytë, ka bërë që Albioni të ndihet tejet i lumtur e krenar, por edhe modest.

Ai premton se do të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur këtë formë sa më gjatë dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave të këtij edicioni.

“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Rrahmani e kishte fituar këtë çmim edhe në xhiron e 19-të, kur kishte realizuar tregolësh.

(Kosova Sot Online)