Zbulohen synimet e United

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 13:45
Zbulohen synimet e United

Jude Bellingham, Victor Osimhen, Frenkie de Jong, Harry Kane? Kjo pritet të jetë lista e United për transfere gjatë verës

Manchester United janë duke shikuar që të bëjnë së paku dy transfere të forta gjatë merkatos së kësaj vere, me futbollistë si Jude Bellingham dhe Harry Kane që janë synimet e tyre.

Djajtë e Kuq kanë qenë tepër të zënë me planet e tyre të rekrutimeve në skuadër prej që është mbyllur afati kalimtar i janar, me Erik ten Hag që është i etur për të ndërtuar një fushatë pozitive në Old Trafford. Trofeu i Carabao Cup tashmë është fituar, derisa në lojë janë edhe tre tituj deri në fund të sezonit, Premier Liga, Liga e Europës dhe FA Cup që mund të fitohet.

Manchester Evening News raporton që United do të shikon që të bëjë së paku dy përforcime të forta për ta përmirësuar edhe më shumë skuadrën e tyre. Mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong – i cili ishte synim edhe gjatë vitit 2022 – është ende në interes në Djajtë e Kuq, por edhe yllin e Borussia Dortmund dhe Anglisë, Bellingham.

United po ashtu thuhet se janë duke e monitoruar nga afër situatën e Kane në Tottenham, derisa ai i është afruar vitit të fundit të kontratës së tij me klubin nga Londra Veriore, por sulmuesi i Napolit Osimhen po ashtu është në kërkim nga Djajtë e Kuq dhe disa klube të tjera në Europë. Sulmuesi i Benficas, Goncalo Ramos është një opsion tjetër që Djajtë e Kuq duhet ta gjurmojnë, derisa ata po ashtu besohet se janë në kërkim të sulmuesit të Ajaxit, Mohammed Kudus që do ta këtë një impakt pozitiv në Premier Ligë.

(Kosova Sot Online)