Tri duele interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 09:28
Tri duele interesante sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Superliga e Kosovës në futboll e nis sot javën e 23-të të saj, ku në program do të jenë tri duele mjaft interesante, kurse vëmendja do të jetë në Gjilan, shkruan "Kosova Sot Online".

Atje, Drita do ta presë Llapin në duelin kryesor të ditës në elitën e futbollit kosovar. Ndërkohë, Gjilani i shkon Dukagjinit, kurse Drenica e pret Ferizajn. Të trija këto përballje nisin nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )