Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 13:58
Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja derbi e kësaj xhiroje, Prishtina-Ballkani ka mbyllur 45 minutat e parë pa gola të shënuar.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u administrua më shumë nga Ballkani, por portat mbetën të paprekura.

E me rezultat 0:0 u mbyll edhe pjesa e parë në ndeshjen tjetër mes Trepçës’89 dhe Malishevës në stadiumin “Riza Lushta”


(Kosova Sot Online)