Këto janë dy përballjet e sotme në Superligë

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 09:58
Këto janë dy përballjet e sotme në Superligë

Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën, do të jenë përballjet që na presin në xhiron e 26-të të Superligës në futboll. Java hapet me sfidën mes Drenicës e Prishtinës, transmeton "kosova Sot Online".

Të dy ekipet janë në formë të tmerrshme në këtë stinor pranveror. Drenicasit në pesë sfidat e fundit kanë vetëm një fitore, karshi katër humbjeve.

668124

Një fitore kanë edhe bardh e kaltrit, dy barazime e po aq humbje. Edhe përkundër kësaj forme, Prishtina vazhdon të jetë e katërta në klasifikim me 32 pikë, derisa ekipi nga Skenderaj e mbyll atë me 23 pikë.

Sfida e fundit e së shtunës është mes Malishevës e Dritës. Të kaltrit nga Gjilani hyjnë të motivuar në këtë ndeshje, pas triumfit në derbin e anamoravës, derisa malishevasit u eliminuan nga Kupa në mesjavë.

Drita është lidere në tabelë pas 25 xhirove, ka 51 pikë, një më pak se përcjellësi më i afërt. Malisheva është e shtata me 28 pikë.

(Kosova Sot Online )