Gigi Buffon kujton 'gabimin’ e tij më të madh të karrierës… "Hoqa dorë nga 10 mln. euro"

  • S.A /
  • 21 March 2023 - 16:50
Gigi Buffon kujton 'gabimin’ e tij më të madh të karrierës…

“Hoqa dorë nga 10 milionë euro për t'u larguar, sepse të qenit zëvendësues ishte diçka që mund ta pranoja vetëm te Juventusi”,- tha gardiani me eksperiencë.Në një intervistë me Christian Vieri, në platformën Twitch, transmeton "Kosova Sot Online".

Gianluigi Buffon rishikoi karrierën e tij të gjatë dhe pranoi trishtimin e tij që kishte kaluar vetëm një sezon në Paris Saint-Germain, në 2018/2019, duke ndërprerë një lidhje me Juventusin prej gati dy dekadash, ku ai do të kthehej pasi të kalonte nëpër Francë. “Parisi ishte përvoja më e bukur e jetës sime dhe largimi nga PSG ishte gjithashtu edhe gabimi më i madh i karrierës sime. Edhe sot fëmijët e mi më pyesin pse u larguam nga Parisi. Ndihesha si njeri i lirë, flisja frëngjisht, shkoja në muze…

Dhe nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një ekip më me aq cilësi sa ai. Por unë nuk mund ta pranoja faktin që isha zëvendësues dhe më thane, se donin të vendosnin baste për Alphonse Aréola në Champions League. Hoqa dorë nga 10 milionë euro për t'u larguar, sepse të qenit zëvendësues ishte diçka që mund ta pranoja vetëm te Juventusi”,- tha gardiani me eksperiencë, që luan edhe është në shërbim të Parmës.

(Kosova Sot Online )