Mendy pritet t’i mungojë Real Madridit

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 18:55
Mendy pritet t’i mungojë Real Madridit

Real Madridi dukej sikur mund të shkonte në fazën përfundimtare të sezonit me të gjithë futbollistët në dispozicion, por që tani kanë filluar problemet për ta.

Klubi spanjoll konfirmoi lëndimin në stërvitje të Ferland Mendyt, por nuk dha një afat se kur do të mund të rikthehet

Dhe, sipas “Mundo Deportivo”, ai do të jetë jashtë për së paku një muaj.

Kësisoj, Mendy pritet t’i mungojë Real Madridit në disa ndeshje shumë të rëndësishme.

“Los Blancos” gjatë këtij muaji do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit, si dhe ndeshjet çerekfinale ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Nacho Fernandez, Eduardo Camavinga dhe David Alaba janë opsionet e Carlo Ancelottit për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. 

(Kosova Sot Online)