Sot luhet super ndeshja mes Man Cityt dhe Liverpoolit

  • S.A /
  • 01 April 2023 - 11:16
Sot luhet super ndeshja mes Man Cityt dhe Liverpoolit

Manchester City dhe Liverpool do të përballen sot në kuadër të javës së 29-të në Premierligë. Dueli nis herët nga ora 13:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Etihad” të Manchesterit, shkruan "Kosova Sot Online". 

Manchester Cityt i nevojitet patjetër fitorja për të mbetur në hap me liderin, Arsenalin në garë për titull.

Në anën tjetër, fitorja është tejet e rëndësishme edhe për Liverpoolin, që po tenton të futet në top-4she.

Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Phil Foden, kurse në dyshim të madh është edhe paraqitja e Erling Haaland.

(Kosova Sot Online )