Xhudisti kosovar Dardan Cena nuk reziston dot, eliminohet qysh në raundin e parë

  • S.A /
  • 01 April 2023 - 09:47
Xhudisti kosovar Dardan Cena nuk reziston dot, eliminohet qysh në raundin e parë

Dardan Cena është eliminuar qysh në raundin e parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë. transmeton "Kosova Sot Online".

Xhudisti kosovar u ndal në luftën e parë, duke pësuar nga holandezi, Koen Heg.

Cena ishte duke avancuar me një waza-ari, por Heg arriti një IPPON në minutin e fundit të duelit, duke e lënë xhudistin nga Kosova të zhgënjyer.

Cena u paraqit në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në të njëjtën kategori po garon edhe Akil Gjakova, që pas pak do të luftojë në raundin e dytë. 

(Kosova Sot Online )