Victor Osimeh i shënjestruar për të nënshkruar me Chelsea

  • S.A /
  • 01 April 2023 - 12:24
Victor  Osimeh i shënjestruar  për të nënshkruar  me Chelsea

Chelsea është pretendente e fortë për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen këtë verë. 24-vjeçari është i vetëdijshëm për interesimin e bluve, të cilët e konsiderojnë atë si objektivin kryesor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ata besojnë se reprezentuesi nigerian, i cili ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje këtë sezon, do t’i lejojë ata të konkurrojnë me makinerinë e golave të Manchester City, Erling Haaland.

Nevoja e Chelseat nxitet nga një sezon i mjerueshëm para portës. Ata kanë shënuar vetëm 29 gola në Premier League, më shumë se vetëm shtatë klube në divizion.  Kai Havertz është golashënuesi më i mirë i klubit me nëntë gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Për Osimhen është i interesuar edhe Manchester United. 

(Kosova Sot Online )