Nëntoka e krimit të organizuar përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese po e pengon reformën e filluar në sistemin e drejtësisë

Nëntoka e krimit të organizuar përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese po e pengon reformën e filluar në sistemin e drejtësisë

Hajrullah Tërnava

  • 01 April 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata e kriminalizuar nëpër institucionet e Kosovës që po dëshmohet me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e tërësishëm të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, një atak i drejtpërdrejtë i porositur dhe stimuluar nga ish pushtetarët e korruptuar të cilëve ju pengon reforma në drejtësi, dhe akoma e mbajnë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese me personelin shumicë që ata e kanë emëruar.

-Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin për Ligjin për Këshillin Prokurorial duke konstatuar se ai është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe si i tillë është i pavlefshëm. E lidhur me këtë vendim dhe interpretim, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka theksuar se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese tregon më së miri se më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se ligji përkatës ishte hartuar kohë të gjatë duke konsultuar edhe ekspertë më eminent ndërkombëtar, pra Komisionin e Venecias, kështu që vendimi i Kushtetueses injoron dhe zhvlerëson edhe investimin që Komisioni i Venecias ka bërë në këtë projekt. “Ne nuk kemi vepruar krye në vete, por kemi konsultuar një ndër organet më të respektuara atë të Komisionit të Venecias, siç bëjmë për iniciativat e MD-së. Ne jemi të vetëdijshëm për pavarësinë e sistemit të Drejtësisë, si atij Prokurorial apo Gjyqësor. Ne kemi pasur synim që të bëjmë një ligj që siguron që KPK ka përbërje pluraliste dhe është në gjendje të ushtroj kompetencat e tij kushtetuese, dhe jo të kapim apo cenojmë pavarësinë e sistemit Prokurorial, siç u interpretuar nga disa parti politike”, ka theksuar Ministrja Haxhiu. Madje ajo ka thënë se është paradoksale se si Gjykata në pikën e parë konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste.

Por në pikën e fundit thotë se s’mund t’iu ndërpritet mandati sipas shortit siç është paraparë me ligjin e kontestuar. “Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve por disave prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm dhe sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm”, ka deklaruar Ministrja Haxhiu. Ajo tutje e ka thënë se është absurd edhe interpretimi që Kushtetuesja ia ka bërë standardeve ndërkombëtare, e që sipas saj thotë se u bë me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi. “Sipas njoftimit, delegimi i një anëtari jo prokuror nga avokati i popullit është gjetur jo-kushtetues dhe kjo është befasuese për ne. Absurditeti qëndron edhe në interpretimin jo korrekt të gjykatës në standardet ndërkombëtare dhe në respektimin e dispozitave kushtetuese me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi.

Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm thuhet se është në kundërshtim me kushtetutën, përderisa Komisioni i Venecias ka vlerësuar që është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Jemi shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi. Kësisoj kemi një interpretim të veçante nga një Kushtetutë që e copëzon standardin ndërkombëtar”, ka thënë tutje Ministrja e Drejtësisë Haxhiu. Gjithsesi qe është anulimi i këtij ligji, me dërgimin e tij nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, paralajmërim për qeverinë Kurti se me të njëjtat veprime do të provohet të bllokohen të gjitha ligjet për reformën në drejtësi, të cilat po kundërshtohen nga opozita, duke përfshirë këtij edhe Vettingin dhe Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme të cilat janë ligje të pakos anti-korrupcion dhe reformës së filluar për pastrimin e sistemit të drejtësisë të tej kapur nga ish politika dhe krimi i organizuar.

Situata e tanishme e dëshmuar se ata të kriminalizuarit që gjinden nëpër institucionet e shtetit me vite të tëra, e që në ato poste janë emëruar për ato qëllime kriminalizuese nga ata që e kishin për qëllim pasurimin e tyre të skajshëm, e që të tillët sot gjenden nëpër burgjet speciale që i krijuan vetë, e që pritet që këtyre ditëve atyre do t’iu bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm i tillë sikur ata, që me vite janë në ato gjyqe që vetë i kanë krijue, duke menduar se në ato gjyqe do të burgosen ata të cilët do të urdhërohen nga vetë ata, që do të shkojnë në ato burgje speciale, e që ndodhi e kundërta, që vetë ata që i krijuan ato gjyqe, tani vet ndodhen në ato burgje, e që pritet edhe të tjerë të japin llogari për të kaluarat e tyre kriminale, sepse i vetmi qëllim dhe mënyrë e ndërkombëtarëve ishte që Gjykata Speciale të krijohet me kompetencat e parlamentit të Kosovës, por me gjykatës dhe prokuror ndërkombëtar me seli në Hagë, që do ta kishte bash këtë qëllim që ta spastrojnë Kosovën nga ato krimet më të rënda që janë krye nga ata rrahagjoksët që lavdëroheshin se vetë ata „e kanë çlirua Kosovën“ prandaj kjo rezistencë e tanishme dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e tërësishëm të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, e ka tani qëllimin e saj të qartë, prandaj është i porositur dhe i stimuluar nga ish pushtetarët e korruptuar të cilët tentojnë që ta mbajnë nën kontroll edhe më tutje këtë Gjykatë Kushtetuese me po ata personat që dikur vetë i kanë emëruar në ato poste. Kjo Qeveri në pushtet duhet ta gjej metodën dhe mënyrën e pastrimit të këtyre institucioneve të drejtësisë nga krimi i organizuar i përfshirë qe shume vite më parë, dhe ato institucione njëherë e mirë të pastrohen nga ata persona të kriminalizuar, ashtu që në të ardhmen ato institucione të ju përngjajnë institucioneve legjitime të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".