
Lexoni edhe:
Penallti qesharake në derbin “e çmendur” turk Fenerbahçe – Besiktas
Manchester United është i interesuar për transferimin e Joao Felixit në verën që vjen. Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Kosova Sot Online".
“Djajtë e Kuq” ishin lidhur me një transferim të mundshëm të yllit portugez edhe në afatet e kaluara kalimtare, por ai gjatë janarit përfundoi në Chelsea në formë huazimi nga Atletico Madridi.
Penallti qesharake në derbin “e çmendur” turk Fenerbahçe – BesiktasLexoni edhe:
“Blues” e kanë mundësinë ta blejnë kartonin e lojtarit për shumën që do ta caktojnë “Los Colchoneros”.
Por, tash në garë është futur edhe United, i cili është duke e monitoruar situatën dhe që mund t’i sfidojë rivalët e Premierligës. Felix nuk e ka treguar veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” dhe nuk pritet të rikthehet më të punojë nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.
(Kosova Sot Online )