Penallti qesharake në derbin “e çmendur” turk Fenerbahçe – Besiktas

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 10:50
Penallti qesharake  në derbin “e çmendur” turk Fenerbahçe – Besiktas

Derbi i djeshëm turk mes Fenerbahçes dhe Besiktasit ishte vërtetë “i çmendur”, transmeton "Kosova Sot Online".

Në derbin e Stambollit pati gjithçka, kartonë të verdhë, karton të kuq, penallti, zënka e çka jo tjetër.

Por, një rast që do të mbahet në mend ishte penalltia qesharake që iu dha Fenerit.

Futbollisti i këtij ekipi u rrëzua pa e prekur fare lojtari kundërshtar, ndërsa ky simulim çuditërisht nga referi u konsiderua si penallti për vendësit.

Lojtarët e Besikut protestuan për këtë vendim kontrovers pas simulimit të lojtarit të Fenerit, por gjyqtari ishte i vendosur në vendimin e tij.

Sidoqoftë, edhe fakti se u dëmtua dhe që luajti më pas me një lojtar më pak nuk e pengoi Besiktasin që ta fitonte këtë lojë me rezultat 4:2.

Ekipi Bardhezi iu afrua atij Verdhezi në dy pikë, ndërsa dy ekipet kanë mbetur prapa liderit Galatasaray.

Për më tepër, penalltinë “fantazmë” të Fenerbahçes mund ta shikoni në videon më poshtë.

https://gorilla.cdnja.co/v/q1/q1Bal.mp4?token=Wd9NGV0dVyaVVT7x-vvofw&expires=1680512127

(Kosova Sot Online )