Benitez mund të rikthehet në Premierligë

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 21:26
Benitez mund të rikthehet në Premierligë

Rafael Benitez mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.

Klubi nga Premierliga, Leicester City, raportohet se ka shprehur interesim për trajnerin nga Madridi

Benitez është pa skuadër në nga janari i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Evertoni.

Sipas mediumit spanjoll, “Superdeporte”, 62-vjeçari kishte disa oferta nga klube të ndryshme për t’u rikthyer, por nuk i pranoi.

Shkarkimi i Brendan Rodgers mund ta rikthej tani Benitezin në rolin e trajnerit dhe sërish në Angli.

Ish-trajneri i Liverpoolit, Chelseat e Newcastle United thuhet se nuk e ka refuzuar këtë mundësi, por po shqyrton ofertën e “Dhelprave” para se të merr një vendim përfundimtar.

Përveç klubeve angleze, Rafa Benitez ka udhëhequr edhe skuadrat e njohura spanjolle; Real Madrid, Valencia e Osasuna, si dhe me Interin e Napolin në Itali. 


(Kosova Sot Online)