Milani gjen marrëveshje me Giroudin për vazhdimin e kontratës

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 11:49
Milani gjen marrëveshje me Giroudin për vazhdimin e kontratës

Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi francez ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me Rossonerët, ku është viti i tij i dytë që po e kalon në San Siro, transmeton "Kosova Sot Online". 

Duke marrë parasysh se kontrata i skadonte në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.

Lexo po ashtuMilani gati të rinovojë kontratat me dy sulmuesit kryesorë – të dy bashkë kanë pothuajse 80 vjet

Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024. Nga kontrata e re me Milanin, Giroud do të fitoj pagë vjetore prej 3,5 milionë eurove neto.

36-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Milanin ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

(Kosova Sot Online )