Granit Xhaka me mesazh motivues për titull, pas barazimit me Liverpoolin

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 11:20
Granit Xhaka me mesazh  motivues për titull, pas barazimit me Liverpoolin

Arsenali e lëshoi nga duart fitoren mbrëmë ndaj Liverpoolit, ndonëse “Gunners” në minutat shtesë rrezikuan të ktheheshin në shtëpi duarthatë, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadrat barazuan 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield Road”, që nënkupton se “Topçinjtë” tash i kanë gjashtë pikë më shumë se rivali kryesor për titull të kampionit, Manchester City, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Granit Xhaka pas lojës e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e skuadrës, përkundër barazimit me “Reds”. Mesfushori kosovar insiston se ai me shokë janë të fokusuar totalisht tek objektivi i tyre, i cili është titulli i kampionit në Angli. “Ne rigrupohemi, qëndrojmë së bashku dhe absolutisht e mbajmë fokusin tonë të plotë në objektivin tonë”, ka shkruar Xhaka në Instagram. Edhe pse e ka orarin paksa më të vështirë se City, Arsenali prapë mbetet favorit për të festuar në fund. 

(Kosova Sot Online  )