Xhaka: Ne kemi ende gjithçka në duart tona

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 15:55
Xhaka: Ne kemi ende gjithçka në duart tona

Granit Xhaka insiston se Arsenali mund ta fitojë ende titullin e kampionit në Premierligë përkundër faktit se lëshoi pikë në ndeshjet e fundit, duke bërë që Manchester City të afrohet.

“Gunners” barazuan 2:2 me West Hamin të dielën, rezultat i ndjekur nga barazimi identik me Liverpoolin, pasi “Topçinjtë” në asnjërin rast nuk arritën ta ruanin kapitalin prej dy golash

Arsenali është katër pikë përpara Cityt, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe përballja e tyre direkte do të jetë më 26 prill në shtëpi të “Citizens”.

Sidoqoftë, përfaqësuesi zviceran mendon se Arsenali e ka në dorën e vetë titullin e kampionit.

“Nëse diçka nuk po shkon mirë, është e lehtë që ta drejtosh gishtin tek dikush tjetër. Tash është koha të jemi së bashku. Na presin edhe shtatë ndeshje. Ne e morëm këtë sfidë deri tash. Askush nuk e mendonte këtë në fillim, kështu që le ta kalojmë këtë sfidë sa më mirë. Ne nuk bëmë mirë në ndeshjet e fundit, por ende kemi gjithçka në duart tona. Nëse i fitojmë ndeshjet e ardhshme, e dimë se çka do të ndodhë”, deklaroi Xhaka.


(Kosova Sot Online)