
Aventura e Manes në Bayern Munich duket se do të marrë fund

Aventura e Sadio Manes në Bayern Munich duket se do të marrë fund pas pak muajsh.
Sipas mediumit gjerman “Sky Deutchland”, klubi gjerman do të bëjë gjithçka që është e mundshme për ta shitur sulmuesin senegalez, protagonist i një përleshjeje fizike pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt
Ish-futbollisti i Liverpoolit e qëlloi me grusht në fytyrë Leroy Sanen, të cilit ia ënjti buzën.
Mane u gjobit dhe u la jashtë ekipit përkohësisht, por që duket se futbollisti afrikan s’ka të ardhme në “Allianz Arena” më.
Trajneri i ri, Thomas Tuchel ka kërkuar që 31 vjeçari të shitet gjatë verës që po vjen.
Përpos problemit që e shkaktoi të martën e kaluar, Mane as nuk ka bindur me kualitetet e tij, madje as nën drejtimin e trajnerit Nagelsmann: i shënoi 11 gola dhe i bëri 5 asistime në 32 paraqitje.
Mane kishte përfunduar në Bavari gjatë verës së kaluar për 32 milionë euro, ndërsa kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
(Kosova Sot Online)