Gravenberch ka tërhequr interesim nga disa klube të mëdha

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 17:15
Gravenberch  ka tërhequr interesim nga disa klube të mëdha

Ryan Gravenberch raportohet se ka tërhequr interesim nga disa klube të mëdha evropiane.

Sipas “FootMercato”, bëhet fjalë për tri klubet e mëdha angleze; Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.

Zyrtarët e këtyre klubeve thuhet se do të takohen me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar rreth një lëvizjeje të mundshme, teksa një vendim për të ardhmen e tij që do të merret së shpejti.

Dëshira e Gravenberch është që të ketë minuta më shumë, qoftë te Bayern Munichi, apo te ndonjë klub tjetër.

Momentalisht reprezentuesi holandez nuk po ka hapësira të mjaftueshme te “Bavarezët”, gjë që mund ta shtyj drejt largimit.

20-vjeçari me Bayernin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)