Lampard futet në historinë e Chelseat

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 17:10
Lampard futet në historinë e Chelseat

Chelsea u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Real Madridit.

Pavarësisht ndërrimit të trajnerit vetëm pak javë më parë, Chelsea nuk po arrin të kalojë situatën në të cilën ndodhet.

Frenk Lampard u pa si trajneri që mund të shpëtojë Chelsean nga ky moment i vështirë, megjithatë duket se nuk mund të bëjë asgjë, përveç një rekordi negativ.

Humbja ndaj Realit, ishte e katërta radhazi për Lampard, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

Për herë të parë në historinë 118-vjeçare të Chelseat, një trajner e nis aventurën e tij me 4 humbje radhazi.

Asnjëherë më parë nuk kishte pasur një nisje më të dobët të karrierës si trajner.

Lampard debutoi ndaj Wolves duke u mundur me rezultatin 1-0, teksa më pas humbi 0-2 ndaj Realit në Champions.

Një tjetër humbje 1-2 ndaj Brightonit në shtëpi dhe më pas eliminimi 0-2 sërish ndaj Realit në shtëpi.

(Kosova Sot Online)