Yamal mund të ketë rol të kufizuar në fillim të Kupës së Botës 2026

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 08:30
Yamal mund të ketë rol të kufizuar në fillim të Kupës së Botës 2026

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka lënë të kuptohet se talenti i ri Lamine Yamal mund të ketë rol të kufizuar në fillim të Kupës së Botës 2026, për shkak të rikuperimit nga dëmtimi.

Ylli i Barcelona është jashtë fushave deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi muskulor, por pritet të jetë gati për Botërorin. Megjithatë, stafi teknik i Spanjës nuk dëshiron të rrezikojë duke e aktivizuar menjëherë si titullar.

Sipas planit, 18-vjeçari mund të përdoret fillimisht si zëvendësues, me minuta të kufizuara në fazën e grupeve, përpara se të rikthehet në formacion në fazat me eliminim direkt.

Vlera e minutave të kufizuara

De la Fuente theksoi se edhe një lojtar jo në formën maksimale mund të bëjë diferencën:

“Ka lojtarë që mund të japin vetëm 20 minuta, por ato minuta kanë vlerë të madhe,” u shpreh ai, duke sjellë si shembull Dani Olmo, i cili ka qenë vendimtar edhe pse jo plotësisht i gatshëm fizikisht.

(Kosova Sot Online)