Chelsea në bisedime me Pochettinon

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 14:27
Chelsea në bisedime me Pochettinon

Mauricio Pochettino ka zhvilluar bisedime me Chelsean për punën menaxheriale në Stamford Bridge.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Pochettino, është vënë në dukje nga hierarkia e Chelseat, ndërsa ata kërkojnë të bëjnë një emërim të përhershëm. 

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ende konsiderohet si favoriti i hershëm dhe ka zhvilluar gjithashtu bisedime me Chelsean.

Por Chelsea e ka Pochettinon në listën e tyre të kandidatëve dhe është vendosur të ndjekë kontaktin fillestar me bisedime më formale. 

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, së bashku me Behdad Eghbali, janë të vendosur të gjejnë njeriun e duhur për të pasuar Graham Potter, i cili u shkarkua muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online)