Dortmundi ndalet me barazim

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 22:44
Dortmundi ndalet me barazim

Borussia Dortmundi ka bërë një hap gabim në garën për titullin e kampionit në Gjermani.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë, skuadra e drejtuar nga Erdin Terzic luajti baras me Bochumin.

Ndeshja e zhvilluar në “Vonovia Ruhrstadion” përfundoi me rezultatin 1:1.

Anthony Losilla (5′) shënoi për vendasit, kurse Karim Adeyemi (7′) për “verdhezinjtë”.

Borussia Dortmundi pas këtij barazimi ka 61 pikë në krye të tabelës, me vetëm dy pikë më shumë se Bayern Munichi, që ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën, kundër Hertha Berlinit.

Bochumi ndodhet në pozitën e 15-të me 28 pikë.

(Kosova Sot Online)