Man Utd ia mësyn Lautaros

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:01
Man Utd ia mësyn Lautaros

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi të shquar për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” e kanë prioritet Harry Kanen e Tottenhamit, i cili ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Old Trafford”.

Por, nëse nuk arrin ta bëjë të vetin përfaqësuesin anglez, gjiganti nga “Teatri i Ëndrrave” e ka në opsion edhe Lautaro Martinezin, shkruan “Football Insider”.

Gjiganti anglez mund ta bëjë të vetin sulmuesin argjentinas për 70 milionë funte.

25 vjeçari i ka realizuar 95 gola në 228 ndeshje me Interin dhe për momentin është në formë jetësore.

(Kosova Sot Online)