Wenger beson se Arsenali do ta fitojë Premierligën

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 22:09
Wenger beson se Arsenali do ta fitojë Premierligën

Arsene Wenger beson se Arsenali do të jetë në gjendje për të fituar Premier Ligën sezonin e ardhshëm edhe nëse ata nuk arrijnë të fitojnë titullin këtë vit.

Topçinjtë kanë udhëhequr pjesën më të madhe të këtij sezoni, por pasi kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, ata kanë rënë pas Manchester City në tabelë.

Djemtë e Pep Guardiolës janë tani favoritët e mëdhenj për të ruajtur kurorën e tyre dhe rënia e formës së Arsenalit në një fazë vendimtare të sezonit ka lënë disa të pyesin nëse do të mund të rikuperoheshin për të pasur një sezon tjetër të fortë vitin e ardhshëm.

“Nëse nuk është këtë vit, do të jetë ndoshta vitin e ardhshëm, por cilësia është atje, e dini, dhe ekipi po ecën veçanërisht përpara, shumë i ri.  Por më pëlqen mënyra se si luajnë, ata janë të lëvizshëm, marrin vendime inteligjente në zonë, luajnë mirë së bashku dhe të gjithë përbërësit janë aty”, tha Wenger.

(Kosova Sot Online)