Verratti e dëshiron largimin nga PSG-ja

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 12:24
Verratti e dëshiron largimin nga PSG-ja

Sezoni i njëmbëdhjetë i Marco Verrattit në Paris Saint-Germain nuk ka shkuar sipas planit. Një varg paraqitjesh të dobëta, si në ligë ashtu edhe në skenën evropiane, kanë parë që lojtari më jetëgjatë i skuadrës të përballet me kritika në rritje.

Sipas “L’Equipe”, italiani tani po mendon të largohet nga kryeqyteti francez, pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re në mes të sezonit, e cila vlen deri në verën e vitit 2026

Verratti thuhet se është “i etur” për kohën kur dhoma e zhveshjes së PSG-së kishte figura autoritare si Zlatan Ibrahimovic, dhe se nuk është i kënaqur me mungesën e angazhimit të disa prej shokëve të tij pas humbjes nga Monaco në shkurt.

Ndërkohë, PSG-ja nuk ishte e impresionuar nga kthimi i Verrattit nga pushimet e Kupës së Botës këtë sezon, ndërsa vetë ish-lojtari i Pescaras nuk beson se protestat e fundit të tifozëve ndaj lojtarëve janë të justifikuara dhe gjithashtu e ka parë të ashpër vendimin për suspendimin dy-javor të Lionel Messit.

Në mes të kësaj, 30-vjeçari thuhet se ka shpjeguar se nuk po ndjehet më i lumtur. Ai ka pyetur drejtuesit e lartë se cili do të ishte reagimi i tyre nëse do të vinte një ofertë për të.

Ndërsa presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, besohet se është kundër largimit të tij.

Për reprezentuesin e Italisë raportohet se ka interesim nga Arabia Saudite, megjithëse ai nuk është i interesuar të largohet nga Evropa.

Inter Miami mbetet një tjetër opsion, teksa Real Madridi mendohet se mund të shfaqet si një zgjidhje për mesfushorin. 

(Kosova Sot Online)