Veprim i turpshëm i basketbollistit serb, e shtyn me bërryl pronarin e ekipit kundërshtar

  • S.A /
  • 08 May 2023 - 11:31
Veprim i turpshëm i  basketbollistit serb,  e shtyn me bërryl pronarin e ekipit kundërshtar

Një skenë e turpshme është parë mbrëmë në ndeshjen e NBA-së mes Phoenixit dhe Denverit. Protagonist në këtë rast ishte basketbollisti serb, Nikola Jokic. Lojtari i Nuggets u mundua t’ia merrte me forcë topin pronarit të Suns, Mat Ishbia, i cili nuk ia jepte atë. 

E më pas, Jokic e shtyu me bërryl pronarin e klubit kundërshtar, i cili ishte në këmbë, për të përfunduar më pas i ulur në karrigen e tij. Për këtë gjest aspak sportiv, Jokic e mori vetëm një gabim teknik. Në atë moment ndërhyri edhe një nga legjendat e NBA, Isaiah Thomas, i cili e kapi nga bluza basketbollistin serb. 

(Kosova Sot Online )