Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin Fati – Neves

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 21:08
Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin Fati – Neves

Javëve të fundit është raportuar se Wolves dhe Barcelona mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi.

Sipas mediave spanjolle, bëhej fjalë për një shkëmbim mes Ruben Nevesit dhe Ansu Fatit,.

Por, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona nuk ka bërë ndonjë hap për arritjen e një marrëveshje të tillë.

Neves dhe Fati kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendesin, por mesfushori portugez thuhet se nuk është një objektiv kryesor për Xavin.

(Kosova Sot Online)