Milani i gatshëm për bisedime me De Zerbin pas largimit nga Brightoni

  • S.A /
  • 20 May 2024 - 11:58
Milani i gatshëm për bisedime me De Zerbin pas largimit nga Brightoni

Milani do të hapë bisedimet me Roberto De Zerbin në ditët në vijim pas vendimit të tij për t’u larguar nga Brightoni, sipar raportimeve të fundit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri 44-vjeçar italian i befasoi tifozët e klubit anglez javën e kaluar, kur konfirmoi publikisht largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezon, pasi nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me pronarin Tony Bloom përpara afatit kalimtar të verës.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe kishte marrë në konsideratë për një kohë të shkurtër De Zerbi, por u stepën për shkak të klauzolës së tij të lirimit prej 13 milionë eurosh.

Largimi i tij nga Brighton me marrëveshje të ndërsjellë i ndryshon gjërat, megjithatë, duke i shtyrë kuqezinjtë të ndryshojnë planet e tyre.

Gazzetta dello Sport detajon se si Milani e ka mirëpritur lajmin për largimin e De Zerbit nga Brightoin dhe do të kontaktojë me trajnerin në ditët në vijim për të filluar diskutimet në lidhje me një lëvizje të mundshme në verë.

Për momentin, Paulo Fonseca është ende në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por kjo mund të ndryshojë shpejt, në varësi të mënyrës sesi do të shkojnë bisedimet me teknikun italian.

(Kosova Sot Online )