Modric: Goli i pësuar një turp

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 14:09
Modric: Goli i pësuar një turp

Luka Modric ka folur pas barazimit 1-1 në duelin e parë ndaj Manchester City-it. Kroati e ka cilësuar si turp golin e pësuar ndaj skuadrës angleze.

“Ne e përfunduam mirë ndeshjen, është një rezultat që e lë kualifikimin të hapur. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, ata nuk ia dolën të krijonin aq shumë, patëm më shumë raste. Goli që pësuam është vërtet për turp.

Ne e dinim se kundërshtari do të kishte zotërimin e topit, por ishim të duruar duke pritur rastet tona. Ata nuk mundën të krijonin shumë gjëra me topin dhe ne ditëm të vuanim, të duronim. Pas golit tonë e rritëm presionin, edhe me topin u përmirësuam, por gjithçka mbetet e hapur.

Disa gjëra i korrigjuam pas pushimit mes dy pjesëve, kur trajneri na tha se duhet të guxojmë më shumë. Për mendimin tim meritonim më shumë. Do të shkojmë në ‘Etihad Stadium’ me të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtin besim. E dinim se nuk do të përfundonte këtu, edhe tani jemi 50-50 për kualifikimin në finalen e Stambollit”, deklaroi Modric.


(Kosova Sot Online)