Man Utd i bashkohet Arsenalit në garë për Declan Rice

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 22:25
Man Utd i bashkohet Arsenalit në garë për Declan Rice

Manchester United po planifikon të bëjë ofertë zyrtare për Declan Rice në merkaton e verës.

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit anglez dhe do të tentojnë të marrin shërbimet e tij në verë.

Për Rice gjithashtu i interesuar është edhe ekipi tjetër anglez, Arsenali, që tani ka konkurrencë të fortë.

Te West Ham janë të vetëdijshëm që mund të mos e kenë Declan Rice në edicionin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)