Xavi po "fluturon" me titullin kampion

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 09:42
Xavi po

Barcelona u shpall mbrëmë kampione e Spanjës pasi e mposhti Espanyolin në derbin lokal për ta mbyllur kështu një sezon fantastik. E i gëzuar për këtë sukses pa dyshim që ishte trajneri Xavi Hernandez, i cili e komentoi kështu trofeun e fituar nga “Blaugrana”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ndjenjë magjike. Një punë e bërë mirë: krejt kjo kishte nisur në korrik, kanë kaluar 10 muaj të punës, të mundit dhe të sakrificës. Tifozët, kryesia, e meritojnë këtë. Na jep stabilitet dhe siguri që gjërat po shkojnë mirë. E fituam lojën e sezonit me një ndeshje fantastike”, deklaroi fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ishim brilantë. Skuadra në fund u relaksuar dhe kundërshtari demonstroi krenari deri në fund. E fituam La Ligan në një derbi, një gjë e pazakontë. Ishte një skenar i veçantë dhe e diskutuam para lojës”, vazhdoi Xavi.

“Kemi vuajtur shumë gjatë këtij sezoni, kishim shumë kritika. Puna e bërë nuk u vlerësua mjaftueshëm. Kjo është Barça dhe unë e di se si është. Kam kaluar këndej pari edhe si lojtar. Duke besuar në projekt të jep siguri. Në disa ndeshje ishim brilantë në lojë. Mendoj se e demonstruam se jemi një skuadër. Duam t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura për ta mbyllur mirë sezonin. Objektivi u arrit, ishte i shkëlqyeshëm”, thotë ndër të tjera legjenda katalunase.

Ai foli edhe për tensionet gjatë festimeve, kur publiku i Espanyolit përfundoi në fushën e blertë.

“Festa është normale, por e kuptoj që nuk ishim në shtëpinë tonë dhe nuk duhet të mungojë respekti. E dija se do të ishte e vështirë të kontrollohej kjo situatë dhe iu thashë lojtarëve që gjëja më e mirë ishte që të shkonim menjëherë në zhveshtore”, thotë tutje Xavi.

“Do të festojmë me lojtarët e më pas me familjen. U kritikuam që dhamë aq shumë ditë pushimi. Por, kjo është loja. Sonte nuk kanë orar, kanë liri totale”, përfundoi trajneri i Barçës. 

(Kosova Sot Online )