A do të largohet nga Arsenali Granit Xhaka?

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 17:23
A do të largohet nga Arsenali Granit Xhaka?

Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga Arsenali. Kështu ka raportuar këtë të martë Chris Wheatley, gazetari i afërt me klubin londinez.

Mesfushori nga Kosova dëshiron të fillojë një sfidë të re dhe kjo është arsyeja pse ka vendosur për t’u larguar.

Xhaka me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

30-vjeçari thuhet se e ka informuar tashmë trajnerin, Mikel Arteta, për vendimin e tij. Por, ai do të vazhdojë të jetë plotësisht i fokusuar për dy ndeshjet e fundit.

Arsenali synon të përfitojë rreth 15-20 milionë euro nga shitja e tij. Për reprezentuesin zviceran interesim ka shprehur Bayer Leverkuseni.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, Xhaka ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy Superkupa të Anglisë.

(Kosova Sot Online)