A do të largohet Granit Xhaka nga Arsenali?

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 15:26
A do të largohet Granit Xhaka nga Arsenali?

Në ditët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali në fund të këtij sezoni.

Këto media po ashtu raportojnë se futbollisti kosovar mund të rikthehet në Bundesligë për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.

E për të folur për këtë temë ka gjetur kohë edhe trajneri i “Gunners”, Mikel Arteta.

Ai insiston se Xhaka është lojtar i rëndësishëm i “Topçinjve”, por që e ardhmja e tij do të diskutohet vetëm në fund të sezonit aktual.


“Është e qartë se ai është një lojtar që ka luajtur në çdo minutë që prej se jam bërë trajner këtu. Graniti është një figurë jashtëzakonisht e respektuar në këtë klub. Ai e ka një histori të madhe përreth tij me ato që i ka arritur në klub, duke tejkaluar edhe momente të vështira. Kështu që, ai është një lojtar kyç dhe mjaft i rëndësishëm për ne”, deklaroi Arteta.

(Kosova Sot Online)