Roma ndan pikët me Salernitanan

  • a.p /
  • 22 May 2023 - 20:48
Roma ndan pikët me Salernitanan

Roma nuk ka arritur të marrë me shumë se një pikë nga përballja me Salernitanan sonte, në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympico” përfundoi me rezultatin 2:2

Stephan El Shaarawy (47’) dhe Nemanja Matic (83’) shënuan golat për skuadrën romake.

Ndërkaq, për skuadrën mysafire realizuan Antonio Candreva (12’) dhe Boulaye Dia (54’).

Vlen të theksohet se për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho ishte kjo ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore në Serie A.

Roma pas këtij barazimi ka 60 pikë në pozitën e shtatë.

Salernitana ndodhet në pozitën e 15-të me 39 pikë. 

(Kosova Sot Online)