Ja kush i bashkohet garës për Verrattin

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 18:15
Ja kush i bashkohet garës për Verrattin

Manchester City raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin.

Tetë herë fituesi i Ligue 1 me Paris Saint-Germainin thuhet se po konsideron një largim nga kryeqyteti francez, ndërsa klubi gjithashtu do të ishte i hapur për ta shitur atë.

Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re së fundmi, duke e lidhur Verrattin me kampionët e Francës deri në vitin 2026, ai nuk po e fsheh dëshirën e tij për t’u larguar, pasi i konsideron kritikat me të cilat po përballet aktualisht si të padrejta.

Dhe, situata e italianit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas “Le Parisien”, disa klube, përfshirë Manchester City, kanë pyetur për Verrattin.

30-vjeçari thuhet se ende nuk ka vendosur përfundimit për të ardhmen e tij, megjithëse është i hapur për të nisur një sfidë të re.

Më herët është raportuar se për reprezentuesin e Italisë interesim ka shfaqur edhe Real Madridi, si dhe disa klube nga Arabia Saudite. 

(Kosova Sot Online)