Firmino në radar të Realit

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 16:24
Firmino në radar të Realit

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli në fund të qershorit si lojtar i lirë.

Dhe, sulmuesi brazilian ka nisur të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Sipas mediave britanike, Firmino është njëri prej emrave që kanë përfunduar në radar të Real Madridit.

Për momentin nuk kanë nisur ende negociatat, por që kishte vetëm diskutim brenda klubit spanjoll për futbollistin ofanziv.

31 vjeçari është në mesin e 4-5 opsioneve për sulmuesin e ri, me aftësi ndryshe nga lojtarët tjerë që janë në listë.

Firmino ka fituar gjithçka me Liverpoolin dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të Jurgen Kloppit, por tash i erdhi koha për t’u larguar nga “Anfield Road”.

Ndërkohë, Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi që do ta rivalizonte Karim Benzeman, i cili nuk mund ta përballojë më i vetëm sezonin, pa zëvendësues adekuat.
 

(Kosova Sot Online)