Xavi për mundësinë e transferimit të Bernardo Silvas: Është shumë vështirë

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 11:04
Xavi për mundësinë e transferimit të Bernardo Silvas: Është shumë vështirë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Bernardo Silvas në “Camp Nou”.Portugezi ishte lojtar tejet i rëndësishëm i Manchester Cityt këtë edicion, transmeton "kosova Sot Online". Ndërkohë, Xavi tha se transferimi i tij do të jetë mjaft i vështirë.

“Po, Bernardo ishte i interesuar të na bashkohej verën e kaluar. Është normale, lojtarët janë gjithmonë të hapur t’i bashkohen Barcelonës. Bernardo do të ishte një nënshkrim fantastik, por ai është lojtar i Man Cityt. Është shumë vështirë”, tha Xavi.

(Kosova Sot Online )