Interesante në finalen e Kupës së Gjermanisë, do të përballen sonte Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 09:30
Interesante në finalen e Kupës së Gjermanisë, do të përballen sonte Leipzigu dhe Eintracht Frankfurti

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë, mes Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit, transmeton "Kosova sot Online".

Leipzigu synon që ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, që ishte edhe i pari në histori të klubit në këtë garë.

Në fakt, “Demat e Kuq” do të luajnë për herë të tretë radhazi në finale të Kupës, garës së dytë më të rëndësishme në Gjermani.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti e ka fituar pesë herë trofeun e Kupës dhe sonte e synon të gjashtin në histori. “Shqiponjat” për herë të fundit kishin triumfuar në vitin 2015. Finalja e këtij viti do të zhvillohet nga ora 20:00, në “Olympiastadion” të Berlinit.

(Kosova Sot Online )