Lexoni edhe:
Ja momenti kritik kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që u raportua i zhdukur, por kishte rënë në një gropë
Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës FA. Për trofeun e çmuar do të “luftojnë” Manchester City dhe Manchester United, transmeton "Kosova sot Online ".
Përballja finale mes rivalëve lokalë do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në këtë ndeshje do të hyjë si kampion i Anglisë, teksa synon të “rrëmbej” edhe trofeun e Kupës FA.
Vlen të përmendet se “Qytetarët” janë në rrugë për suksesin e tyre historik, për të fituar tripletën, pasi javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Interit. Në anën tjetër, Man United synon që ta mbyllë sezonin me trofeun e dytë – pasi më herët e kanë fituar Kupën e Ligës. “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë trofeun e Kupës FA. Ndërsa, rivalët e tyre gjashtë herë.
(Kosova sot Online )