Gjilani - Prishtina për finalen e Kupës

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 17:18
Gjilani - Prishtina për finalen e Kupës

Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 18:00

Prishtina, që është më e trofeshmja në këtë garë, sonte e synon triumfin e tetë në histori të klubit.

Në anën tjetër, Gjilani e ka fituar vetëm njëherë trofeun e Kupës – para 23 vjetësh.

(Kosova Sot Online)