Zidane e refuzon PSG-në

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 14:40
Zidane e refuzon PSG-në

Zinedine Zidane e ka refuzuar edhe një herë tjetër Paris Saint-Germain.

Trajnerit francez i është kërkuar të marrë drejtimin e klubit parisien, por ai e ka refuzuar këtë, raporton Le Parisien.

Klubi nga “Parku i Princave” dëshiroi që ta zëvendësonte Galtierin me Zidane, por kjo nuk u pranua nga ky i fundit.

Zidane shkroi historinë me Real Madridin, por që nga largimi nuk ka marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër.

(Kosova Sot Online)