City publikon listën e të ftuarve për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 20:48
City publikon listën e të ftuarve për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit

Ethet e Ligës së Kampionëve po afrohen dhe Manchester City tashmë ka treguar se kënd do ta këtë në dispozicion për finalen e garës më të madhe në Botë

Kampioni anglez do të luajë kundër Interit në stadiumin “Ataturk” derisa ndeshja fillon në ora 21:00. 

City synon ta fitojë trofeun e tretë për këtë sezon pasi që e fitoi Premier Ligën dhe FA Cup. Fitorja e Ligës së Kampionëve do të ishte një kurorëzim i këtij klubi me një trofe që ndoshta para 20 viteve nuk e kanë parë as “ëndërr”.

Trajneri Pep Guardiola tashmë ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për finale e madhe. 

Portierë: Ederson, Stefan Ortega, Scott Carson

Mbrojtës: Kyle Walker, Ruben Dias, John Stones, Aymeric Laporte, Nathan Aké, Manuel Akanji, Sergio Gómez, Rico Lewis

Mesfushorët: Rodri, Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kevin de Bruyne, Kalvin Phillips, Cole Palmer, Maximo Perrone

Sulmues: Erling Haaland, Jack Grealish, Julián Álvarez, Riyad Mahrez, Phil Foden.

(Kosova Sot Online)