De Bruyne: Askush nuk beson se do të jetë e lehtë kundër Interit

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 15:14
De Bruyne: Askush nuk beson se do të jetë e lehtë kundër Interit

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku foli për finalen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Fantazisti belg u shpreh se Inter është një ekip mjaft i fortë dhe jo më kotë është në finale.

 "Nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk je një ekip i fortë. Interi fitoi Coppa Italia, triumfuan pothuajse në çdo ndeshje në fund të sezonit. Janë një ekip me një identitet të qartë, një formacion të mirëpërcaktuar dhe stil loje: Atë që bëjnë, ata e bëjnë shumë mirë. Askush nga ne nuk beson se do jetë e lehtë kundër Interit. Dhe pastaj është një finale, gjithmonë fillon me të dy skuadrat që kanë të njëjtat shanse.

(Kosova Sot Online)