Lautaro: Ne do të jemi gati për këtë ndeshje

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 19:29
Lautaro: Ne do të jemi gati për këtë ndeshje

Lautaro Martinez ka theksuar se Interi është në “fazën e fundit” të përgatitjeve për finalen e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City

Sulmuesi 25 vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Botërorin 2022 në Katar, ka rritur shkëlqimin e tij për Zikaltërit dhe pritet të luajë rol udhëheqës në finalen e Stambollit.

Lautaro ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 11 asiste në 56 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe do të bëjë gjithçka që ta udhëheq Interin drejt trofeut në stadiumin “Ataturk”. Por pengesë për rrugën e tyre, megjithatë, është një skuadër e fortë si Manchester City e cila dëshiron ta fitojë tripletën këtë sezon.

Duke folur në konferencën për shtyp, Lautaro fillimisht foli për ngjashmëritë në mes të finales së Ligës së Kampionëve dhe finales së Botërorit.

“Ato janë dy finalet më të rëndësishme që mund të luajë një lojtar, e vetmja gjë që ndryshon është fanella. Ndjenjat janë të njëjta, unike, që të kaloni deri në finale”, tha argjentinasi.

“Kjo është arritur me punën që kemi bërë gjatë vitit, skuadra është ajo çfarë llogarisim, kjo është më e rëndësishmja. Ne jemi në hapin e fundit, ne do të jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë ndër të tjera Lautaro. 


(Kosova Sot Online)