Manchester City ka arritur ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 11:06
Manchester City ka arritur ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve

Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit.

Ishte Rodri që realizoi golin e vetëm në finale në minutën e 68-të të ndeshjes.

E pikërisht Rodrit bashkëlojtarët i këndonin në zhveshtore pas ndeshjes.


(Kosova Sot Online)