Man Utd pranë shitjes!

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 15:09
Man Utd pranë shitjes!

Klubi anglez i futbollit Manchester United po negocion për të pranuar ofertën e konsorciumit të udhëhequr nga Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani i Katarit në bisedimet për të shitur klubin për më shumë se 6 miliardë dollarë.

Anëtarët e familjes Glazer, të cilët zotërojnë aksione të pakicës në Manchester United dhe e kontrollojnë atë falë një strukture aksionesh të dyfishtë, do të përfitonin para si pjesë e marrëveshjes së propozuar.

Oferta e Katarit aktualisht shikohet nga Glazers në mënyrë më të favorshme sesa një ofertë nga miliarderi britanik Jim Ratcliffe, themeluesi i prodhuesit të kimikateve INEOS, shtuan burimet. 

Oferta e Ratcliffe parashikon që Glazers do të ruanin njëfarë interesi për Manchester United.

(Kosova Sot Online)