Oferta e dytë e Arsenalit për Declan Rice duket ‘e parefuzueshme’

  • S.A /
  • 16 June 2023 - 11:10
Oferta e dytë e Arsenalit për Declan Rice duket ‘e parefuzueshme’

Declan Rice e ka prioritet vazhdimin e karrierës në Ligën Premier duke anashkaluar kalimin potencial te Bayern Munichu. Arsenali është favorit për nënshkrimin e kapitenit të West Ham Unitedi, ndërkohë që interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni i Gjermanisë është përpjekur ta joshë futbollistin anglez drejt Allianz Arenas këtë verë, megjithatë Mail Sport ka mësuar se 24-vjeçari preferon të luajë në elitën e futbollit anglez.

Lexo po ashtuMan City kërkon të ‘rrëmbejë’ Declan Rice pas refuzimit të ofertës së Arsenalit.

Në ndërkohë, Arsenali është duke përgatitur një “ofertë të parefuzueshme” për West Hamin që ta bindë për ta lejuar largimin e mesfushorit.

Kreu i Hammers, David Sullivan, e vlerëson Rice së paku 100 milionë funte (117 milionë euro) dhe pikërisht këtë shumë planifikon ta ofrojë klubi nga Emirates.

Topçinjtë do të garantojnë 90 milionë funte plus 10 milionë të tjera do të përfshihen në formë bonusesh që do të lidhen me performancat e lojtarit.

(Kosova Sot Online )