Milani afër transferimit edhe të Luka Romeros

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 17:41
Milani afër transferimit edhe të Luka Romeros

Përveç Ruben Loftus-Cheek, Milani raportohet se është afër transferimit edhe të Luka Romeros.

“Calciomercato” ka raportuar se “Rossonerët” janë afër mbylljes së marrëveshjes me 18-vjeçarin

Romero nga Lazio do të largohet si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Ai mund të luajë në një sërë rolesh sulmuese, në krahun e djathtë, të majtë ose në pozitën prapa sulmuesit kryesor.

Romero u paraqit në 12 ndeshje zyrtare me Lazion këtë sezon, teksa shënoi një gol.

Ai është produkt i akademisë së të rinjve të Mallorcas. Lacialët për të kishin paguar 200 mijë euro në vitin 2021.

I lindur në Meksikë, Luka Romero ka nënshtetësi argjentinase dhe spanjolle, kështu që nuk llogaritet si lojtar jashtë BE-së.

(Kosova Sot Online)